Qendra e re Klinike Universitare që do të ndërtohet në komunën e Gjorçe Petrovit, duhet të fillojë të ndërtohet gjatë dimrit.

Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar informacionin për mënyrën e financimit të ndërtimit të Qendrës Klinike Universitare si dhe Informacionin për fillimin e realizimit të Qendrës së re Klinike Universitare.

Ministritë e Financave dhe ajo e Shëndetësisë janë obliguar që të fillojnë negociatat me konsorciumin e bankave Erste Group, Raifaisen Bank dhe Uni Credit për kredinë e siguruar me garanci nga ECA. Ministria e Shëndetësisë si organ kontraktues, duhet ta zbatojë procedurën për furnizimin publik për ndërtim.

Nëse të gjitha procedurat zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, mund të pritet gjatë dimrit të vendoset gurrë-themeli i Qendrës së re Klinike Universitare në Shkup, i cili duhet të garantojë shërbime shëndetësore me cilësi të lartë për popullatën në gjithë shtetin, qëndron në kumtesë.