Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka shpallur fitore në zgjedhjet presidenciale.
“Kemi fituar dhe kjo është fitore e gjithë juve që jeni këtu dhe ato që sot kanë përkrahur kandidatin Gordana Siljanovska. I kemi fituar të gjithë ato politikat mashtruese dhe kriminele në ballë të të cilëve është Zoran Zaev. Por është e nevojshme fitore edhe në rrethinë e dytë. E kemi fituar hotel koalicionin e hoteleve”, tha Micksoki, raporton SHENJA.
Ai tha kjo fitore është e madhe ngase është e popullit dhe në momentin e duhur.
“Nga sot, Maqedonia, ka një realitet të ri. Maqedonia e drejtë ka fituar sot. Fitoi koalicioni i VMRO-së me popullin. Populli kundër tërë pushtetin. Qeveria është deligjitmuar. Ka filluar rënia e Zoran Zaevit”, tha Mickoski mes tjerash.
Forca e vërtetë janë qytetrët tha Micksoki, duke shkruar se pranvera maqedonase ka ardhur.
“Do të vijnë ditë më të mira për Maqedoninë. Po fillon realitet i ri në vend. Do të jemi bashk deri në fitoren finale. Kemi fituar në Shkup, tërë Shkupi përsëri është qytet i VMRO-së. Kemi fituar në Gazi Baabë, Gjorçe Petrov, Aerodrom, Kisella Vodë, Manastir, Shtip, Prilep, Negotinë, Kavadar, Gjevgjjeli, Kërçovë, VInicë, Koçani…”, deklaroi Mickoski.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që në rrethinë e dytë të bashkohen dhe të mundin Zoran Zaevin.
Poashtu Mickoski bërë thirrje të gjithë qytetarët të bashkohen pa dallim etnie të bashkohen dhe të fitojnë partitë në pushtet në rrethinë e dytë.