Kandidatja e VMRO-së për zgjedhjet presidenciale Gordana Siljanovska në konferencën për shtyp që e mbajti para pak minutash ka folur mbi rezultatin e fundit edhe pse ende jozyrtarë duke e parë veten si fituese të këtij procesi zgjedhor.

“Së pari edhe një herë më lejoni të falenderoj VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin për derën e hapur për dikë nga jashtë si unë, por dëshiroj të falemnderoj edhe qytetarët që votuan për mua, për qytetarët që janë të dëshpëruar nga LSDM dhe votuan për mua. Nëse krahasohet numri i votave të opozitës në krahasim me pushtetin, dallimi është më shumë se 70 mijë vota përfshirë edhe ato të Rekës. Opozita arriti me të vërtetë ti bind qytetarët se në mungesë të drejtësisë ne mundemi të tregojmë përralla me BE dhe NATO, dhe vetëm me sundimin e së drejtës mund të fitojmë datë për bisedime. Mendoj se këti vendi i duhen një profil të ri të politikanëve, jo ato të komunizmit, një profil të ri të lidershipit e cila di dhe nuk improvizon”, është shprehur mes tjerave Siljanovska.