Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve – 18 Maji, Ministria me kënaqësi paralajmëron për hyrjen falas në të gjitha muzetë në vend. Nesër ju ftojmë të keni një udhëtim magjik nëpër trashëgiminë e pasur kulturore të Maqedonisë së Veriut dhe për një moment t’i përjetoni tregimet e së kaluarës tonë”, shkroi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska në profilin e saj në Fejsbuk.