Një motoçiklist e ka humbur jetën në një aksident të rëndë i cili sot pasdite ka ndodhur në autostradën Gradsko – Veles.

Personi i cili e ka drejtuar motoçikletën e ka goditur një automjet, gjatë së cilës motoçiklisti e ka humbur jetën në vendngjarje.