Llogari bankare falas për kategoritë e prekshme është paraparë në versionin e punës të Ligjit mbi shërbimet e pagesave dhe sistemit të pagesave që e përgatit Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Popullore, paralajmëroi sot ministri i Financave Dragan Tevdovski në nënshkrimin e Memorandumit për Përfshirje Financiare.

“Versioni i punës parasheh llogaria me funksionet themelore të jetë falas për kategoritë e prekshme, respektivisht me ligj do të marrin shërbime falas për hapje, mbajtje të llogarisë, pagesave. Për konsumatorët e tjerë llogaria e pagesave me funksionet themelore do të jetë me kompensim të arsyeshëm. Do të përmend, se për t’u hapur llogari, qytetarët nuk duhet të kenë llogari tjetër me funksione themelore në emër të tyre, si dhe se në këtë llogari nuk do të mund të shkojnë në minus, tha ministri i Financave, Tevdovski.

Gjithashtu, vendosen vendime në Ligjin për shërbime të pagesave dhe sistemeve të pagesave, që do të çojnë deri te liberalizimi i tregut të shërbimeve të pagesave. Kjo do të kontribuojë për përforcim të konkurrencës dhe mënyra të reja inovative të pagesës, lehtë të disponueshme dhe me harxhime të vogla”, tha Tevdovski.

Tevdovski potencoi se ky është hapi i parë drejt përfshirjes financiare, që parasheh të gjithë të kenë qasje tek shërbimet financiare edhe atë në mënyrë lehtësisht të arritshme dhe të sigurt dhe me çmime të pranueshme.

“Përfitimet e përfshirjes financiare janë rritja më e lartë e BPV-së dhe pabarazia e të ardhurave më e vogël. Analizat e Fondit Ndërkombëtar Monetar tregojnë se përmes sigurimit të qasjes deri te llogaritë, kreditë, për gratë e kategorive të prekshme, mundësohet rritje më e shpejtë dhe më përfshirëse. Përfitim tjetër nga përfshirja financiare është se tërheq më shumë njerëz në sektorin formal, që në pjesën fiskale do të thotë më shumë të ardhura në buxhet. Më shumë të ardhura në buxhet përsëri do të thotë shëndetësi më e mirë, arsim, infrastrukturë ose shërbime të tjera”, tha Tevdovski.

Edukimi financiar gjithashtu është një input i rëndësishëm në përfshirjen financiare, tha ministri i Financave. Ai i bëri thirrje shkollave të interesuara që do të donin të organizonin vizita për nxënësit në Ministrinë e Financave ose t’u organizohen ligjërata në shkolla, të paraqiten në postën elektronike [email protected].