Kancelaria gjermane Angela Merkel i ka uruar shërim të shpejtë presidentit amerikan Donald Trump dhe gruas së tij Melania të cilët u konfirmuan pozitivë më koronavirus.

“Shpresoj që ata të shërohen krejtësisht nga infeksioni me koronavirus dhe të gëzojnë sërish shëndët të plotë ,” ka shkruar zëdhënësi i kancelarës Merkel në Twetter.

Presidenti Donald Trump tha më herët të premten se ai dhe gruaja e tij Melania kishin dalë pozitivë për COVID-19 dhe po shkonin në karantinë, duke kaluar garën për Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.