Enti Hidrometeorologjik për ditët vazhdim paralajmëron një valë të të ftohtit me temperatura deri në -17 gradë Celsius dhe erë të përforcuar veriore. Nesër temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej -4 deri në -10 gradë, derisa ajo ditore prej -5 deri në 1 gradë Celsiusë. Të dielën temperaturat do të ulen dri në -11 gradë derisa ajo e ditës nga -8 deri në 0 gradë.

Sipas sinoptikëve të mërkurën temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëtat, -17 deri në -8 gradë, derisa ato të ditës do të sillen prej -8 deri në 3 gradë Celsiusë.