Cristiano Ronaldo realizoi tre golat e fitores së Juventusit kundër Atletico Madridit në kuadër të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.

Pra, portugezi e ndihmoi skuadrën italiane të arrij një gjë që kurrë deri më tani nuk e kishin arritur kampionët e Serie.

Në fakt, Juve kurrë në histori të klubit nuk ka arritur që në fazën eliminatore të garës kryesore evropiane për klube të kaloj tutje nëse në takimin e parë ka humbur me dy gola diferencë.

Ronaldo ka konfirmuar kështu se është “mbreti” i golave të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Me këto tri gola, ai thelloi epërsinë me lojtarët e tjerë sa i përket golave të shënuara në fazën e post grupeve.

Portugezi ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror duke përfshirë Lionel Messin, Thomas Mullerin si dhe disa prej lojtarëve që tashmë janë tërhequr prej botës së futbollit.

Renditja:

1. Cristiano Ronaldo – 63 gola

2. Lionel Messi – 40

3. Thomas Muller – 20

4. Robert Lewandowski – 19

5-6 Raul dhe Andriy Shevchenko – 18

7. Karim Benzema – 17

8-9 Filipo Inzaghi dhe Arjen Robben – 16

10. Frank Lampard – 15

12-12 Didier Drogba dhe Wayne Rooney – 14.