Avionët luftarakë fluturuan sot në hapësirën tonë ajrore për herë të parë si pjesë e operacioneve të NATO-s. Këto fluturime vijnë në kuadër të një marrëveshje të nënshkruar nga kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë vizitës së tij në Shkup, në prill të këtij viti.

Sipas të dhëna të Ministrisë së Mbrojtjes, këto fluturime janë pjesë e përgatitjes dhe përmbushjes së termave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në lidhje me forcat ajrore si një anëtar i barabartë në sistemin e përbashkët të sigurisë.