Diaspora maqedonase kërkon shtyrjen e afatit për lëshimin e pasaportave të reja, vendosja e datave arbitrare, si kjo në shkurt, është një politikë shumë e dëmshme. Ka më shumë se gjasa që shumë shtetas të Maqedonisë në diasporë të mos mund të rinovojnë pasaportat e tyre brenda kësaj periudhe, gjë që do të pengojë hyrjen e tyre në Republikën e Maqedonisë”, theksojnë ata në letër.

Ata duan të zgjasin vlefshmërinë e dokumenteve pas 12 shkurtit, të futen shërbime online për rinovimin e dokumenteve me verifikim të fytyrës dhe gjurmëve të gishtave, si dhe të punësojnë staf profesional në të gjitha ambasadat dhe konsullatat e Maqedonisë.

Të shqetësuar se si do të votojnë në zgjedhje, ata kërkojnë nga Spasovski që të vendosë masa të posaçme votimi për diasporën, e cila do t’u mundësojë atyre që të marrin pjesë në zgjedhje edhe pse u skadojnë dokumentet.

Mirëpo, MPB-ja thotë se si më parë, çdo qytetar i Maqedonisë mund të hyjë në vend edhe nëse i kanë skaduar dokumentet dhe t’i rinovojë ato këtu.

Ministri Osmani mbrëmë është takuar me ambasadoren greke ku është biseduar edhe për pasaportat, gjegjësisht nëse mund të shtyhet afati, duke qenë se sipas Marrëveshjes së Prespës përfundon më 12 shkurt dhe epilogu i bisedës ishte një marrëveshje për më shumë koordinimi. Kryeministri tha se kartat e identitetit do të jenë të vlefshme edhe pas afatit, ndërsa për pasaportat ende po diskutohet.

VMRO – DPMNE javën e ardhshme do të dorëzojë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vazhdimin e masës së përkohshme, ndërkohë që në RTVM dhe Beko qindra qytetarë prisnin të merrnin dokumentet e tyre personale.