Merve Kavakci, e diplomuar në Harvard, u përjashtua nga parlamenti pasi mbante shami, dhe iu refuzua shtetsia, fiks 18 vjet më parë. Ajo është tani ambasadore e shtetit turk në Malajzi.

Merve Kavakci, ish-deputetja e Partisë së Virtyteve e Turqisë, Merve Kavakci, e cila u largua nga parlamenti në vitin 1999 pasi vendosi te mbante shami, është emëruar si ambasadore ei re në Malajzi, me një dekret të lëshuar nga qeveria turke të mërkurën.

E diplomuar në Harvard, Kavakci ishte profesoreshe në Universitetin George Washington dhe Universitetin Howard në Uashington DC. Megjithatë, ajo u kthye në Turqi për të marrë pjesë në politikë dhe u zgjodh si deputete per rrethin e Stambollit në prill te vitit 1999.

Më 2 maj 1999, Kavakci hyri në Asamblenë e Madhe Turke, me shami, për të kryer betimin e saj si anëtare e Parlamentit Turk.

Kavakci u kundershtua nga deputetët e Partisë Demokratike të Majtë (DSP), të cilët thërrisnin “dil jashte” duke e penguar që ajo të bente betimin. Më pas Kryeministri dhe kryetari i DSP-së, Bulent Ecevit mbajti një fjalim ku tha: “Ky [Parlamenti] nuk është vend për të sfiduar shtetin.

Kavakci u dëbua pastaj nga parlamenti, dhe përfundimisht, shtetësia e saj turke u revokua. Ajo pastaj shkoi në SHBA dhe fitoi shtetësinë amerikane po atë vit.

Per shume kohe, gratë me shami janë parë si kërcënim për shtetin laik turk. Megjithëse Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Republikës moderne turke donte ta mbante larg Islamin dhe ndikimin e saj nga çështjet e shtetit, ai kurrë nuk e ndaloi shaminë e kokës.

Ndalimi i parë i hixhabit në institucionet publike u lëshua pas grushtit ushtarak në vitin 1980. Megjithatë, meqë lëvizjet dhe partitë konservative fituan popullaritet, ndalimi u forcua. Përveç institucioneve publike, grave turke me shami iu pengua hyrja në universitete. Ndalimi qëndroi në fuqi, pavarësisht protestave masive në të gjithë Turqinë.

Më 28 shkurt 1997, ushtria turke detyroi anëtarët e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike të jepnin dorëheqjen, në atë që quhet “grusht shteti post-modern”. Në vend që të përdorin forcë të drejtpërdrejtë, ushtria bëri presion ndaj qeverisë për t’u larguar.

Ajo kërcënoi përdorimin e forcës, përdori një fushatë mediale dhe mbështeti partitë opozitare laike rigoroze derisa kryeministri konservator Nexhmetin Erbakan dha dorëheqjen më 18 qershor 1997.

Merve Kavakci u zgjodh në parlament dy vjet më vonë, pavarësisht nga presioni i vazhdueshëm mbi politikanët konservatorë. Partia politike në të cilën ajo ishte anëtare e saj ishte pasuesi i Partisë së Mirëbesimit – partia e ndaluar e Erbakan.

Partia AK fitoi një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2002, por nuk ishte në gjendje të heqë ndalimin për shkak të kundërshtimit të fortë. Pas disa viteve të debatit, ndalimi i hixhabit në universitete u hoq në vitin 2010 dhe në të gjitha institucionet shtetërore në vitin 2013.

Kavakci mori shtetësinë e saj turke nëpërmjet vendimit të qeverisë në maj 2017. /MESAZHI