Shumica e shtetasve gjermanë do të donte që fishekzjarret të ndalohen në qendrat e qyteteve këtë prag të Vitit të Ri, pasi ata ndihen të bezdisur nga përdorimi i tyre, sipas një sondazhi.

”Pothuajse 60% e më shumë se 5 000 të anketuarve mes 17-27 dhjetorit mbështetën këtë iniciativë”, thekson instituti i sondazheve të opinionit online ”Civey”.

Të pyetur “A duhet të ndalohet përdorimi i fishekzjarreve në prag të Vitit të Ri në qytetet gjermane?” 41% e njerëzve u përgjigjën “Po, të vendosur”, dhe 18,6 për qind thanë “Po, patjetër”.