Kryetari i komunës së Kërçovës dhe njëherit anëtar i kryesisë së BDI-së, Fatmir Dehari ka kritikuar ministrat shqiptarë për mospjesmarrjen e tyre në manifestimin përkujtimor për 110 vjetorin e dëshmorëve të Qafës me në krye Sulltanën.

“Sot nuk pash asnjë ministër, së paku për të krijuar ndjeshmërinë dhe për të prekur në tokë. Uroj që dora e tyre në këtë vendbanim dhe në çdo vendbanim tonë të jetë ashtu siç ka qenë betimi i dëshmorëve që do të japim jetën për çdo pëllëmbë të tokës sonë, andaj edhe ata duhet ti përbahem dh të zgjasin dorën për çdo pëllëmbë të tokës së tyre vendbanim tonin. Minimumi që mund të bëjnë është të jenë prezentë për të parë dhe për të shijuar historinë e tyre”, deklaroi Dehari për TV Uskana.

Në këtë manifestim ishin kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kreu i ASH-së, Arben Taravari,.

Kujtojmë që Qafa është në fshat shqiptar në zonën malore midis Kërçovës dhe Gostivarit. Aty çeta me barbarë serbe, para 110 vitesh kreu masakrën. Vrau gjithë banorët paqësorë dhe të pafajshëm të këtij fshati malor shqiptarë.