Ikona e Liverpoolit, Jamie Carragher mendon se kthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United ka shtuar vetëm prova të mëtejshme se Djajtë e Kuq janë një ekip individësh dhe jo një njësi kohezive.

Rikthimi i portugezit pas 12 vitesh larg nga Old Trafford ndezi një bujë të tillë që mezi është parë ndonjëherë për ndonjë transferim.

Ai ka filluar pikërisht ashtu si e ka lënë – duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, duke përfshirë një shënim debutues kundër Newcastle United.

Fituesi pesë herë i Topit të Artë u la jashtë formacionit startues në takimin ndaj Evertonit të shtunën pasdite, një vendim që dëshmoi se ishte i gabuar, pasi ndeshja u mbyll 1-1.

Ai ka deklaruar për The Telegraph: “Ata mbeten një ekip individësh dhe jo si një tërësi. Cristiano Ronaldo e ka shtuar atë (ekip individual) në vend që ta rregullojë atë”.

“Humbja e pesë pikëve në dy ndeshjet e fundit në shtëpi theksoi mospërputhjen e vazhdueshme”, ka shtuar më tej Carragher.

Duke marrë vetëm një pikë nga dy ndeshjet e tyre të fundit në ligë – presioni ka filluar të rritet mbi Solskjaer.