Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (10-janar) rreth orës 01:30 në rrugën “113” në Tetovë, kanë privuar nga liria personin E.A. (22) nga Reçica e Vogël e Tetovës, për arsye se gjatë një kontrolli të kryer në automjetin që po drejtonte ,,Volkswagen Polo“ me targa regjistrimi të Tetovës i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë parashtresë përkatëse.