Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, të gjithë aktorëve politikë në Maqedonia ua kujton se liria e mediave dhe gazetarëve është e një rëndësie të veçantë për BE-në, njofton AIM nga Brukseli.
Komisioni i Evropës, nëpërmjet zëdhënëses Maja Kocijançiq, kanë reaguar në lidhje me deklaratat e zv. kryeministrit Bujar Osmani dhe deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë. Në të dyja rastet, kërcënimet janë formuluar për “pasoja ligjore” në media për mënyrën e raportimit. Komisioni Evropian, i cili rregullisht mbikëqyr ngjarjet në vend në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë, kujton se BE “i jep rëndësi të veçantë lirisë së mediave”.
“Raporti jonë në vitin 2018-të thotë se edhe pse ekziston përmirësim në klimën e mediave, zero tolerancë duhet të ketë për për shqetësime fizike dhe verbale, si dhe kërcënimeve ndajë gazetarëve”, thotë Kocijançiq.
Ajo shtoi se për Bashkimin e Evropian është shumë e rëndësishme që gazetarët ta kryejnë punën e tyre në një atmosferë që u mundësohet të punojnë.
Comments are closed for this post.