Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ishte i ftuar në edicionin e fundit të emisionit “360 gradë” në MRTV1, i cili sërish i bëri thirrje të gjitha partive politike që deklarohen si opozitë, në bashkim kombëtar dhe shtetëror kundër pushtetit.

Kam bërë thirrje për unitet kombëtar, unitet kundër qeverisë dhe janë të mirëseardhura të gjitha partitë politike që janë në skenën politike maqedonase dhe deklarohen si parti politike opozitare, tha Mickoski.

Ai shtoi se për shkak të unitetit kombëtar dhe shtetëror, në një moment i ka bërë thirrje edhe Bashkimit Socialdemokrat që të tregojë kapacitet dhe t’u dërgojë mesazh kundër BDI-së simpatizantëve dhe anëtarëve të tyre, gjë që fatkeqësisht është refuzuar nga Dimitar Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski.

“Edhe në një moment unë dhe LSDM-ja e thirrëm që më në fund të fillojë të tregojë shenja se ka kapacitet për një mesazh kundër BDI-së për simpatizantët dhe votuesit e tij, për fat të keq u refuzova dhe me të vërtetë, shumë më vjen keq që Pendarovski dhe Kovaçevski e humbën atë mundësi. Por le ta përfundojmë 8 majin, të shohim numrat dhe pastaj të flasim më konkretisht”, theksoi Mickoski.

Lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit, Mickoski theksoi se pret fitore bindëse dhe se sipas votave të fituara në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, VMRO-DPMNE do të kishte 53 deputetë, ndërsa pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare, VMRO-DPMNE pret të fitojë mbi 55 deputetë.