WhatsApp ka shtuar sërish opsionet e privatësisë. Në menunë e aplikacionit, kjo kategori ka tashmë të shtuar Privacy Check-Up e cila shërben për të përzgjedhur sipas preferencave tuaja se kush mund t’ju shkruajë, telefonojë si dhe të vendosni fjalëkalime për biseda të caktuara apo të bllokoni screenshots për fotot.

Të gjitha opsionet ndodhen tashmë në një kategori kryesore që shërben për “të shtresëzuar mbrojtjen e privatësisë”, telefonatave dhe sigurisë së informacionit personal. Në të do të gjeni edhe opsionin e ri “Silence Unknown Callers”. Kjo do të ndalojë telefonatat nga numrat e panjohur.

Celulari juaj nuk do të bjerë, por gjithsesi numri do të shfaqet në listën e telefonatave. Për të parë këto risi në celularin tuaj, përditësoni versionin e aplikacionit.