Presim negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin mars, përveç nëse nuk pritet Samiti në maj në Zagreb, deklaroi në Paris presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me homologun e tij francez Emanuel Makron.

“Atë do ta bëjnë në mars, sepse frikohen nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup. Ata nuk duan të jenë fajtor për mposhtjen e dikujt të cilit i kanë premtuar diçka që nuk e kanë bërë”, deklaroi Vuçiq.