BE-ja dërgoi sinjal se për rajonin nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Union. Proceset duhet të vazhdojnë sepse ekziston mundësia për zhvillim të nacionalizmit, populizmit dhe radikalizmit, deklaroi sot në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Gjenevë në organizim të forumit ekonomik.

Kryeministri Zaev vlerësoi se është mirë ajo që Kroacia do të kryesojë me BE-në prej janarit të vitit 2020, sepse do të jetë e fokusuar drejt rajonit dhe shfaqi shpresë se në Samitin në Zagreb do të ketë vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Republikën e Shqipërisë dhe për tërë rajonin, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Kryetari i Qeverisë në konferencën për shtyp theksoi se për shtetin tonë, nuk bëhet fjalë vetëm për atë se është vend kandidat tashmë 14 vite, por e zhvillon me sukses shoqërinë multietnike përmes konceptit Një shoqëri për të gjithë, bëri reforma, marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë dhe nga një regjim autoritar e ripërtëriu demokracinë. Kemi bërë aq shumë.

Përfaqësuesit e Forumit botëror ekonomik u dakorduan se mundësitë politike janë të rëndësishme, si dhe se ekziston lidhshmëri të bashkëpunimit politik me bashkëpunimin social dhe ekonomik. Është cekur ajo për të cilën është biseduar në takimin e sotëm, për rëndësinë e teknologjive të reja dhe koonkurrencën që mund ta lëvizin rritjen ekonomike dhe të hapin vende të punës. U vlerësua se sot për rritjen ekonomike gjërat janë në drejtim pozitiv dhe se secila nga shtetet ka ndërmarrë hapa reformues për rritje inkluzive dhe integrim më të madh rajonal. U konstatua se kjo ka shumë mundësi, që e hapë revolucionin e katërt industrial, si dhe se në bashkëpunim mes Forumit botëror ekonomik do të lansohet akceleratori rajonal për sipërmarrësi dhe do të vendoset këshill rajonal për konkurrencë.

Në konferencën për shtyp, secili nga liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor shprehi falënderim për produktivitetin dhe mundësinë për debatin e hapur nga Forumi botëror ekonomik për zhvillimin ekonomik të rajonit si dhe për perspektivat politike, të cilat të gjithë liderët, i shohin në integrimet evropiane, shtohet në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp. .