Ann Bratton nga Shtetet e Bashkuara mendoi se kishte gjetur një aksion, ku do të investonte gjashtë mijë dollarë dhe do të fitonte katër milionë.

Nuk e kishte idenë se pas reklamës për blerjen e “kartelave të Trumpit”, që e bëri të humbiste mijëra dollarë, qëndronte një grup njerëzish nga qyteti Veles në Maqedoni, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.

Grupi, prej kohësh, kishte fituar një reputacion famëkeq, duke përdorur emrin e ish-presidentit amerikan.