Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski sot në Vilën Vodno do ta pranojë ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Shefi i shtetit javën e kaluar paralajmëroi se do të kërkojë nga MPJ dhe Qeveria analizë për performansat e politikës së jashtme dhe punën e përfaqësive diplomatike- konsullore.

Pendarovski do ta zhbllokojë edhe procedurën për pëlqimet e ambasadorëve që ishte bllokuar nga paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov me qëllim plotësimin e vendeve të zbrazëta të ambasadave.

Takimi ndodhë para publikimit të Raportit të KE-së për progresin e shtetit dhe samiteve kyçe të BE-së ku pritet vendi të merr datë për fillim të negociatave inkuadruese.