Koronavirusi i ri mund të jetë përhapur në Kinë në gusht të vitit 2019, sipas studimit të Harvardit shkollë për mjekësi. Pretendimet e tyre janë bazuar mbi fotografitë satelitore të udhëtimeve spitalore dhe të dhënave të kërkuesve, lajmëruan mediat amerikane.

“Rritja e trafikut spitalor dhe të dhënave për kërkim të simptomave në Vuhan i paraprijnë fillimit të dokumentimit të pandemisë SARS-CoV-2 në dhjetor të vitit 2019”, theksohet në studim.

“Nuk mund të konfirmojmë se rritja e vëllimit drejtpërdrejt është i lidhur me virusin e ri, por dëshmitë tona i mbështesin hulumtimet e fundit të cilat tregojnë se paraqitja (e koronavirusit të ri) ka ndodhur para së gjithash në tregun në Vuhan”, potencojnë shkencëtarët.