Adama Traore është një nga lojtarët më të ndjekur në futbollin europian dhe javët e fundit ai ka qëndruar në stol te Wolves çka ka rihapur temën mbi të ardhmen e mesfushorit.

Një tjetër arsye që mund ta shtyjë drejt largimit 24-vjeçarin është edhe dështimi i bisedimeve për rinovimin e kontratës ku sipas shtypit spanjoll, oferta e klubit është më pak seç pretendon spanjolli. Në janar, Barcelona, Manchester United, Tottenham dhe Juventus mund të bëjnë një tentative teksa çmimi i kartonit është të paktën 40 milionë euro.