Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, kërkon nga qeveria që Komiteti për Pakicat Kombëtare, nga një organ konsultativ i qeverisë, të shndërrohet në një Agjenci për Pakicat Kombëtare me kompetenca më të zgjeruara dhe detyruese për afirmimin e Pakicaave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë.

Komiteti për Pakicat Kombëtare u krijua në vitin 2004 nga Qeveria Shqiptare si një institucion qendror në varësi të qeverisë, me detyrën e përmirësimit të mbrojtjes së minoriteteve në vend. Anëtarë janë përfaqësuesit e të gjitha pakicave të njohura në vend, duke përfshirë që në fillim kemi një përfaqësues maqedonas, tha Nikolla Gjurgjaj, kryetar i shoqatës.

Por ai shton se, siç konstatohet në shumë raporte të institucioneve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave, ky institucion është i ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve politike, e cila, sipas tij, rezulton në kontrollin e tij të plotë nga pushteti ekzekutiv dhe shndërrimin e tij nga një organ mbrojtës i minoritetet, në një organ të dëmshëm për dialogun mes qeverisë dhe pakicave.

Prandaj, ne besojmë se Komiteti për Pakicat Kombëtare duhet të jetë një zë i pavarur dhe aktiv i pakicave, me aftësi për të marrë pjesë në një dialog me Qeverinë për mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të pakicave në Republikën e Shqipërisë dhe se puna e tij duhet të jetë publike dhe prezente për mediat në vend vë në dukje ai.

Derisa të realizohet kjo kërkesë, shoqata në emër të maqedonasve uron që Komiteti për Pakicat Kombëtare të tregojë më shumë aktivitet për pakicat, natyrisht edhe për Pakicën Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe të mos jetë në hije, duke shtuar se ky organ qeveritar “duhet t’i lartësojë pakicat dhe t’i ndihmojë në luftën e tyre për mbijetesë në Republikën e Shqipërisë”.