Prezantimi i projektit të financuar nga Bashkimi Evropian mes Laboratorit për forenzikë dhe toksikologji nga Athina dhe Institutit për mjekësi gjyqësore, kriminalistikë dhe deontologji nga Shkupi do të mbahet sot në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë.

Bëhet fjalë për projekt përmes të cilit do të bëhet standardizimi dhe harmonizimi sipas standardit ISO17025 të laboratoreve të Institutit për mjekësi gjyqësore, kriminalistikë dhe deontologji mjekësore.

Lider projekti i vendit anëtar të BE-së, në këtë rast Greqisë, është profesori Hara Spilipolu, drejtori i Laboratorit për forenzikë dhe toksikologji pranë Universitetit të Athinës, përderisa lider projekti i vendit shfrytëzues është drejtori i Institutit për mjekësi gjyqësore, Aleksandar Stankov.