Numri i viktimave nga shpërthimi tragjik në Bejrut ka shkuar në 177.

Ministri i Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hassan në një deklaratë për televizionin lokal njoftoi se numri i të vdekurve nga shpërthimi i javës së kaluar në Bejrut është rritur në 177.

Ai shtoi se ende janë duke u kërkuar 30 të zhdukur, ashtu që gjatë katastrofës që më 4 gusht ndodhi në Bejrut, numri i të vdekurve mund të rritet në 200.

Ushtria libaneze njoftoi misionet diplomatike për mekanizmin e shpërndarjes së ndihmës së mbledhur.

Në njoftim thuhet se ndihma mjekësore kryesisht do të shpërndahet sipas nevojave të institucioneve shëndetësore.

Ndihma do të shpërndahet në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes.