Autoritetet shëndetësore në Indi gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar 57.981 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Indi tashmë shkon në 2.647.663.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 961 vdekje të reja si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 51.045.

India është vendi i tretë më i prekur në botë pas SHBA-ve dhe Brazilit. Megjithatë në shtatë ditët e fundit, mesatarisht ajo ka shtuar më shumë raste në krahasim me këto dy vende. Mbi 1,862,258 pacientë me koronavirus janë shëruar dhe janë liruar deri më tani, tha Ministria në deklaratën e saj.

Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më tani janë realizuar mbi 30 milionë testime për Covid-19.