Shefja e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar Vilma Ruskoska, pas seancës së sotme gjyqësore për gjykimin e organizatorëve të “27 prillit”, deklaroi se mbrojtja vetëm ka pranuar se të gjitha provat u janë dhënë në formë të shkruar, përveç të dhënave nga operatorët celularë për listën e thirrjeve hyrëse dhe dalëse.

“Personalisht konsideroj se kjo është vetëm në drejtim të shtyrjes së procedurës”, deklaroi Ruskoska pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore.

Ajo theksoi se mbrojtja me parashtresat e fundit shtesë ka kërkuar t’u pranohen prej rreth 300 dëshmitarë nga një i akuzuar, duke shtuar se konsideron se Gjykata nuk duhet t’i pranojë, pa në këtë rast cenohet e drejta e mbrojtjes.

Avokati i ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, Jordan Apostollski pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore deklaroi se kërkojnë të merret vesh e vërteta për klienti e tij.

“Nuk ka kurrfarë prova se ka çfarëdo përzierje. Konsideroj se akuza është këmbë qelqi me qëllim vetëm që të njolloset klienti”, deklaroi Apostollski.

Sipas tij, Prokuroria nuk ka bërë përpjekje të të kuptohen kryerësit e vërtetë.

Ai i mohoi pohimet e Ruskoskës se mbrojtësit kanë propozuar prej rreth 300 dëshmitarë për të akuzuar, duke theksuar se për klientin e tij janë propozuar dhjetë dëshmitarë.