Zëvendëskryemistri Bujar Osmani sot ka dëshmuar për rastin “Monstra”, ai tha se është shumë e rëndësishme që rasti është kthyer në rigjykim dhe pohoi se kjo ishte kërkesë e të gjithëve.

Sigma Doors
Sipas Osmanit vendimi i marrë herën e parë ishte shumë I izoluar dhe jo transparent. Ai shtoi se mënyra se si është marrë vendimi në herën e parë ka bërë që të shtohen dyshimet e opinionit për gjykim jot ë drejtë dhe objektiv.

Kërkoi nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në depolitizimin e ngjarjes të kontribuojnë edhe për zbardhje të njëjtës.

Osmani tha se këtu është si dëshmitarë sepse në kohën kur rasti ka ndodhur ka qenë zëdhënës i BDIsë dhe sipas tij, aso kohe ky rast u lidh me BDI-në.