Restorantet duhet të ndalojnë së ofruari fëmijëve deserte të pashëndetshme, si pjesë e menysë së tyre me çmime më të lira, thonë mjekët në Britani.

Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, tha se ndalimi i kësaj praktike, mund të ndihmojë në uljen e ritmeve të larta të obezitetit të fëmijërisë.

Fotografia është ilustrim nga Shutterstock, Africa Studio

Ofertat falas të dhëna në restorante si pjesë e menyve, mund të përfshijnë akullore, ëmbëlsira dhe ushqime të tjera të ëmbla.

Një e treta e fëmijëve të moshës nga 2 deri në 15 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar tani kategorizohen si mbipeshë ose të trashë, sipas shifrave të Shëndetit Publik të Anglisë.