Pasditen e sotme ka pasur përleshje me armë zjarri në fshatin Batincë të Shkupit, ku sipas informacioneve të para ka dy të plagosur rëndë. Dy të plagosurit janë transferuar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Nga fotografitë e siguruara nga televizioni Alsat, shihet se të plagosurit janë sulmuar brenda makinës së tipit Golf. Ende nuk ka informacione për motivet e përleshjes.