Aleksandar Nikollovski nënkryetar i VMRO-DPMNE-së në një intervistë në Tv Alsat, ka deklaruar se partia e VMRO-DPMNES-së, do të mbështes opozitën shqiptare Bilall Kasamin, Izet Mexhitin dhe Afrim Gashin.

Ai ka deklaruar se nuk ka të bëjë me qështjet etnike po janë vetëm kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, ai poashtu ka potencuar se nëse nuk i jepet antari i KSHZ-së opozitës shqiptare edhe VMRO-DPMNE do ti tërheqë antarët e tyre.

Nikollovski ka njoftuar se Sektori për punë të mbrendëshme në Komunën e Tetovës dhe Ministri për Punë të Mbrendëshme që do të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së , do të ketë takim me kryetarin e Komunës Tetovës Bilall Kasami, ku do të kërkohet nga kryetari që të propozojë  shefin  në sektorin për punë të mbrendëshme në Komunën e Tetovës.

Ai poashtu ka deklaruar se Kryetarët e partive opozitare Shqiptare, Kasami Mexhiti dhe Gashi meritojnë të kenë zgjedhje fer dhe demokratike.