Për shkak të reshjeve të borës, prej orës 8.30 është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë.

Lidhja Auto Moto paraprakisht kumtoi se për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës, ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese prej orës 4:50 është vendosur në rrugën Dibër – Mavrovë.

LAMM rekomandon respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve.