Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme bore, sidomos në mëngjes.

Reshjet do të jenë më të dendura në pjesën perëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -7 deri -1, kurse ato maksimale prej -2 deri në 4 gradë.

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët, me erë dhe shumë i ftohtë me borë të dobët lokale kohë pas kohe.