Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp tha se “jemi dëshmitarë se asnjë premtim nuk përmbushi premtim dhe asnjë masë nuk jep rezultatet”.

“Qeveria vërteton se nuk ka koncept dhe as vizion”, tha Mickoski duke shtuar se ka kaos në energjetikë, arsim, shëndetësi dhe në secilën sferë.

Sipas Mickoski, fjala e Zoran Zaevit nuk është fjalë që mban dhe se për çdo dështim kemi një falje e që për popullin nuk vlen asgjë për shkak se pasojat i paguajnë ata.

“Rruga e tyre përfundon në rrugë qore. Dhe jo për shkak se nuk erdhi jetë për të gjithë po për shkak se jemi rekorder në rezultatet. Zoran Zaev e shndroi Qeverinë në shtet rekord sipas numrit të qytetarëve të varfër”, tha Mickoski.

Mickoski thotë se shteti është rekorder për nga ndotja e ajrit dhe krim e korrupsion.