Këngëtarja e njohur serbe Lepa Brena sonte do të mbajë një koncertë në sheshin e qytetit të Kumanovës, me rastin e 500 vjetorit 11 nëntorit – Ditës së çlirimit dhe 500 vjet të egzistimit të Kumanovës.

Koncerti do të filloj në ora 20:30 me paraqitjen e këngëtarëve vendor: Nino Velickovski, Margica Antevska, Sandra Milkovska si dhe musafirët nga Serbia kori frymor i Bojan Ristiqit.

Një ditë më parë kishte koncertë edhe për komunitetin shqiptarë, ku mori pjesë grupi i njohur i rokerëve nga Tetova, Elita5.