Kompania gjermane Lidl do të vendosë sot gurthemelin për një objekt të ri shitjeje me pakicë në komunën e Aerodromit. Objekti do të ndërtohet në një truall të vendosur përgjatë bulevardit Video Smilevski-Bato, pranë supermarketeve Stokomak dhe Kam.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Zvëndëskryeministi dhe Ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, kryetari i Bashkisë së Aerodromit, Dejan Miteski dhe përfaqësuesja ekzekutive e Lidl, Milena Dragiska-Dencheva.
Kompania “Lidl” po ndërton intensivisht edhe objektin e parë të shitjes në vend, i cili ndodhet në zonën ku dikur ndodhej “Brikolazh”.
Comments are closed for this post.