Weston McKennie në orbitën e Romës. Mesfushori amerikan, që sezonin e kaluar ishte në huazim te Leeds United, kërkon të largohet nga “Elland Road’, pasi nuk dëshiron të luajë në Championship. Megjithatë për të nuk ka vend në klubin e Juventusit, ndaj po punohet për të gjetur një tjetër destinacion, me Romën që po studion mundësinë për ta veshur me fanellën verdhekuqe.

McKennnie është një profil i mirë edhe në aspektin e marketingut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej nga është edhe pronari i Romës, Dan Friedkin. Kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro, megjithatë Roma nuk është gati të shkojë përtej 15 milionë eurove, ndaj pritet të nisë negociatat me Juventusin.