Tashmë është zyrtare: Jude Victor William Bellingham (29 qershor 2003) është lojtar i Realit të Madridit. Dëshira e madhe e drejtuesve të “Los Blancos” bëhet realitet. Një operacion i nisur që nga qershori i vitit 2022 me Borussian e Dortmundit, por i përfunduar një vit më vonë. Në “Bernabeu” tashmë zbarkon pasuesi i Luca Modricit.

Synimi i tij ishte të vazhdonte karrierën te Reali dhe kështu do të ndodhë. Çmimi që ka pranuar të paguajë Reali është 103 milionë euro, plus disa variabla, që nuk mund të kalojnë 30% të shumës fikse (134 në total). Jude Bellingham është “galaktiku” u ri në “Bernabeu”, ai ka firmosur për gjashtë sezone, që do të thotë se është basti i madh i presidentit Florentino Perez.