Depresioni postlindje është një nga çrregullimet që po haset shumë te nënat e reja. Në disa raste depresioni postlindje ka qenë fatal për nënat e reja dhe foshnjat e tyre.

Kështu ka rezultuar edhe për një nënë në Itali, e cila ka hedhur përtokë në mënyrë mizore vajzën e saj treditëshe, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Mësohet se 41-vjeçarja më pas ka tentuar të vrasë edhe veten duke prerë veten me thikë në fyt, por është penguar nga bashkëshorti i saj.

Më pas ky i fundit ka njoftuar urgjencën, ndërsa gruaja e tij është arrestuar.