Koreja e Veriut ka qenë pro një mandati të Trumpit për president dhe kundër fitores së Bidenit. Në mediat koreane-veriore janë dhënë vetëm lajmet e Trumpit, i cili me disa statuse kishte njoftuar fitoren në zgjedhje.

Agjencia KCNA dhe Yonhapi ka njoftuar fitoren e Trumpit dhe zgjedhjen e tij president edhe në një mandat tjetër. Populli korean thuhet se është i lumtur për “zgjedhjen” e Trumpit president.

Koreja e Veriut gjatë kohës së Trumpit kishte afruar raportet me SHBA-në pasi që Kim Jong un-i kishte takuar Trumpin tri herë në vitet e fundit.

Nga ana tjetër, Bideni deklaroi gjatë fushatës zgjedhore se nuk dëshiron marrëdhënie diplomatike me Kimin.