Izet Mexhiti, ish nënkryetar i BDI-së dhe njëri nga themeluesit e kësaj partie, nga sot edhe zyrtarisht filloi nismën për themelimin e subjektit të ri politik, përcjell KlanM.

Mexhiti edhe sot vazhdoi me akuzat ndaj, tani ish partisë së tij, për harresë të programit dhe mungesë të rezultateve.

“As ne që kemi qenë që prej themelimit se kemi menduar ndonjëherë se BDI do të shkojë kaq larg. Tani më askush nuk habitet se pse BDI ka këtë ekzekutiv me në krye Artan Grubin sepse është një ekzektutiv që ka harruar programin, ka harruar zotimet.. Realizimi është pothuajse 2-3% dhe shihet se nuk e kanë pasur mendjen at, por diku tjetër”, tha mes tjerash Mexhiti./KlanMacedonia