Këshilltari i presidenti të Iranit ka sulmuar presidentin amerikan Donald Trump të martën. Ai ka thënë që SHBA’në e pret lufta nëse vazhdon të dëgjohet këshilltari kombëtar për siguri John Bolton, duke iu referuar atij si “mustaqja”.

Hesamoddin Ashena, këshilltari kryesor i Houssim Rouhanit, shkroi në rrjetin social Tëitter pasi ushtria amerikane tha që Irani me aleatët e tij ka dëmtuar katër anije komerciale në bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ju deshët një marrëveshje më të mirë me Iranin. Duket që do keni luftë në vend të kësaj. Kjo ndodh kur dëgjoni mustaqen. Paqi fat në 2020’tën!”, shkroi Ashena në Tëitter.

Komentet e Ashena u mbështetën nga ambasadori iranian në Britani të Madhe.

“Mos na testoni. Edhe pse ne kemi hequr dorë nga çdo eskalim në rajon, unë ju siguroj se forcat e armatosura të Iranit janë të gatshme për çdo eventualitet në regjion. Andaj askush nuk duhet të na testojë”, tha ai.

Gjithsesi, tensionet duket që u ulën pas daljes në liderit supreme të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei që tha që nuk ka mundësi për luftë mes dy vendeve.