Një nga njerëzit më të pasur në botë tani zotëron një copë prone përgjatë bregut perëndimor të Liqenit Tahoe.

Sipas një raporti të mediave të huaja, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg bleu “pa shumë zhurmë” dy prona në jug të qytetit të Tahoe kohët e fundit.

Pronat, siç bëhet e ditur tutje, arrijnë një vlerë totale të çmimit prej 59 milionë dollarësh.

Të dy pronat – të cilat janë pranë njëra-tjetrës – datojnë nga vitet 1920, por kanë parë qartë shumë përmirësime luksoze gjatë viteve.

Megjithatë, është e paqartë nëse dhe kur Zuckerberg do të vendosën në këtë pronë.

Sipas Forbes, pasuria e Zuckerberg vlerësohet rreth 71 miliardë dollarë në 2018, duke e vendosur atë në 10 njerëzit më të pasur në botë.