Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në rrjetin social facebook ka rënë pre e hakerëve. Janë postuar fotografi dhe video të ndryshme të disa vajzave kineze edhe “live” në faqen e FFM-së. Nga MPB ende nuk kanë reaguar rreth rastit mirëpo pritet gjatë ditës të prononcohen. Ndryshe nga hakerët muaj më parë ishin sulmuar edhe disa institucione tjera shtetërore.