Sot feston ditëlindjen e tij të 60-të “The Special one”, Jose Mourinho.

Tekniku portugez ka lënë gjurmë në historinë e futbollit me arritjet e tij në këtë sport duke fituar disa trofe. Ai shënoi emrin e tij në histori me Porton ku fitoi edhe Champions League. Me klubin portugez ai zhvilloi 126 ndeshje, ku regjistroi 90 fitore, 21 barazime dhe 15 humbje.

Me Chelsea Mourinho ishte në krye për 184 ndeshje, ku nga këto 124 ndeshje ishin fitore, 38 barazime dhe 22 humbje.

Më pas, me Interin e tij të famshëm dhe historik, ishte për 108 ndeshje, ku mori 68 fitore, 25 barazime dhe 15 humbje. Me Interin Mourinho bëri mrekullinë ku fitoi tripletën e famshme ku asnjë ekip italian nuk e ka bërë tani. Ai fitoi në sezonin 2010 me Interin trofeun e Champions League, Seria A dhe Kupën e Italisë.

Në vitin 2010 ai u bë trajneri i Real Madrid, ku qëndroi në krye për 1095 ditë, zhvilloi 178 ndeshje, nga këto 127 ishin fitore, 28 barazime dhe 23 humbje.

Më pas një rikthim në stolin e Chelsea në vitin 2013, ku për 136 ndeshje në total, regjistroi 80 fitore, 27 barazime dhe 29 humbje.

Mourinho në vitin 2016 u vu në krye të stolit të Manchester United për 144 ndeshje në total, 84 fitore, 31 barazime dhe 29 humbje. Përsëri qëndron në Angli, ku në vitin 2019 firmos për Tottenham, për të cilët drejton 86 ndeshje, ku 45 ishin fitore, 17 barazime dhe 24 humbje.

Tashmë me Romën, ku deri më tani ka zhvilluar 81 ndeshje, nga këto 44 janë fitore, 17 barazime dhe 20 humbje.

Gëzuar ditëlindjen Jose “The Special One” Mourinho.