Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa di si të tërheqë vëmendjen, teksa herë pas here publikon foto sensuale, që shkaktojnë reagime të shumta te ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka përditësuar rrjetet e saj sociale me disa

Në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj, interpretuesja e hitit “Levitating” pozoi e veshur me modelin ‘Greca’ të bikinive, e cila është pjesë e koleksionit të saj të fundit “La Vacanza”, të cilin e ka sjell në bashkëpunim me markën “Versace”.

Pjesa është plot me kristale, ka varësen e famshme “Medusa” dhe dorezat janë zinxhirë të artë. Bikinit në fjalë janë të disponueshme për t’u blerë në treg me një çmim prej 3000 eurosh. Në galerinë e fotografive, artistja shfaqet duke vënë në pah linjat e saj të trupit, pranë një veture ‘Barbie’ ngjyrë rozë.

Artistja me origjinë nga Kosova ka treguar me krenari linjat e saj të tonifikuara të trupit. Përveç bikinit, Dua ka pozuar edhe me çantën “Crystal Repeat Mini Hobo”, një çantë ngjyrë rozë me kristale, e cila është pjesë e koleksionit të saj të ri dhe vlerësohet me një çmim prej 2,100 euro.