Modelja e njohur Emily Ratajkowski, di gjithmonë të tërheq vëmendjen me fizin e saj duke postuar foto të ndryshme në mediat sociale. Ajo mbetet absolutisht një prej modeleve më të suksesshme dhe të famshme në botë, ku ka kontrata me kompanitë më të mëdha. Modelja njihet edhe për lidhjen e saj me botën e sportit, teksa e kemi parë shpeshherë në arenën e NBA-së, apo të pozojë edhe me fanellat e skuadrave italiane, të Juventusit, Romës dhe Napolit.